Prej më shumë se 15 orësh, zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Pilur në Himarë, duke u përhapur për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Rreth 15 forca zjarrfikëse, policie dhe emergjencash po punojnë në terren, ndërsa terreni i vështirë dhe kushtet kanë vështirësuar ndërhyrjen, ku ndihmën e kanë marrë edhe nga ajri.
Posted inKryesore


