Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në darkën zyrtare në Shkup me liderët e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski. Ai do të jetë pjesë e panelit për Planin Evropian të Rritjes për Ballkanin, në takimin dyditor me BE dhe komisionaren Marta Kos, ku do diskutohet për përshpejtimin e reformave dhe zhbllokimin e fondeve për shtetet kandidate për BE.
Posted inKryesore


