Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, 6 prej të cilave aktive në bashkitë Elbasan, Finiq, Vlorë, Tiranë, Has e Poliçan. Zjarret kanë djegur rreth 7 hektarë dhe shkaktuar dëme në disa banesa. Në operacionet janë angazhuar 399 forca, 34 automjete zjarrfikëse dhe FA me 40 efektivë. Parashikohen reshje lokale dhe rreziku mbetet i lartë në shumicën e qarqeve.
Posted inKryesore


