Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 16 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive në Vlorë, Poliçan, Bulqizë dhe Dibër. Zjarret po shuhen me përfshirjen e forcave zjarrfikëse, pyjore, bashkiake, ushtarake dhe vullnetare. Situata monitorohet, ndërsa nuk ekziston rrezik për zonat e banuara.
Posted inKryesore


