Pas javësh tensioni brenda Interit mes Lautaro Martinez dhe Markus Turam, situata është qetësuar. Përplasjet nisën pas Kupës së Botës për Klube, kur Lautaro kritikoi Hakan Çalhanoglu, ndërsa Turam mbështeti mesfushorin turk. Së fundmi, dy sulmuesit shfaqën shenja pajtimi në rrjetet sociale dhe takime private, duke rikthyer unitetin në skuadër.
Posted inSport


