Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, i cili u gjet pa shenja jete në dhomën e hotelit, me dyshime për shkak natyral. Ai ishte në Shqipëri për inaugurimin e shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku mbajti fjalim, duke kujtuar rolin e tij në hapjen e ambasadës në 1987 dhe sakrificën e Budos që ndezi revolucionin kundër komunizmit.
Posted inKryesore


