Shqipëria po përballet me 24 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ku 4 prej tyre janë ende aktive në qarqet Dibër, Fier dhe Vlorë. Janë përfshirë mbi 154 hektarë shkurresh dhe mbi 3,000 rrënjë ullinj. Në operacione janë të angazhuar 538 forca, 57 zjarrfikëse dhe helikopterë. Rreziku i zjarreve mbetet “i lartë” në disa qarqe.
Posted inKryesore


