Katër veterinër u arrestuan në Devoll për shpërdorim detyre, pasi matrikuluan 120 bagëti të kontrabanduara nga Greqia, duke shkelur urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e lëvizjes së kafshëve të imta. Në kërkim u vu tregtari 39-vjeçar i dyshuar për kontrabandë dhe fshehje të të ardhurave, ndërsa tre persona janë nën hetim për mbajtjen e kafshëve në stallat e tyre.
Posted inKryesore


