Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet përmes krijimit të Fondit shtetëror për Tërmetet, i cili do të menaxhojë arkëtimin dhe dëmshpërblimet. Sigurimi mbulon dëmet në pronë nga tërmetet, përjashton dëmtimet trupore dhe humbjet financiare, dhe është i detyrueshëm për pronarët, përfshirë banesat në legalizim dhe sociale. Ata që nuk paguajnë nuk do të marrin shërbime kadastrale apo në e-albania.
Posted inKryesore


