Rreth 80 forca ushtarake, 20 zjarrfikës, emergjenca civile dhe banorë po luftojnë prej pesë ditësh zjarrin në malin e Dukatit, që po rrezikon Parkun e Llogorasë. Terreni i vështirë bën të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërsa dy helikopterë hedhin ujë. Situata është në kontroll, por era e fortë rrit rrezikun.
Posted inKryesore


