Një i paraburgosur, Besnik Koçiu, i vendosur në IEVP “Jordan Misja” nga data 16 korrik 2025, u gjet pa ndjenja më 24 korrik në dhomën e tij. Ai u transportua urgjent në QSUT, por ndërroi jetë pavarësisht trajtimit mjekësor. Koçiu vuante nga diabeti, hipertensioni dhe kishte kaluar një AVC ishemik. Ai ishte nën hetim për armëmbajtje pa leje.
Posted inKryesore


