Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend do të rrisë automatikisht taksën e ndërtesës për qytetarët. Çmimet e referencës përdoren për llogaritjen e vlerës së pronës dhe tatimit. Në Vlorë, për shembull, detyrimi vjetor i taksës për apartamentet rritet me 58.6%, nga 2,781 në 4,410 lekë, duke pasqyruar rritjen e çmimit të referencës.
Posted inKryesore


