Policia e Durrësit arrestoi Arben Shtrazën, 67 vjeç, pas një konflikti verbal gjatë një loje dominoje në sheshin “Pranvera”, ku ai goditi rëndë me thikë 70-vjeçarin F.T. I plagosuri po trajtohet në spital, ndërsa materiale janë referuar Prokurorisë për veprat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Posted inKryesore


