Projekti i Kodit të ri Penal të qeverisë, publikuar më 25 korrik, është kritikuar ashpër për kufizimin e lirive individuale, veçanërisht lirisë së shprehjes dhe medias. Nenet që ndalojnë komentet mbi gjyqtarët dhe publikimet e dosjeve hetimore perceptohen si tentativa për frenimin e transparencës dhe ndjekjen penale të gazetarëve e qytetarëve. Institucionet e drejtësisë dhe opozita kritikuan mungesën e konsultimeve, duke paralajmëruar rreziqe për sistemin gjyqësor dhe të drejtën e fjalës.
Posted inKryesore


