Gjykata ndërkombëtare për krime lufte refuzoi kërkesën e Ratko Mlladiçit për lirim të parakohshëm për arsye shëndetësore, pasi gjendja e tij nuk përbën sëmundje akute terminale. Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, pretendonte se kishte disa muaj jetë. Gjykata arsyetoi se ai merr kujdes të plotë dhe nuk plotëson kriteret për lirim.
Posted inKryesore


