Nexhmije Sula, 50 vjeçe dhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest, u plagos rëndë nga i biri 26-vjeçar, Ikler Sula, pas një konflikti familjar me motive të paqarta. Ai e goditi me thikë 7 herë, ndërsa Nexhmija po trajtohet në Spitalin e Traumës. Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe raportohet se i riu vuante nga probleme mendore.
Posted inKryesore


