Flodian Plaku, i arrestuar në Orikum, është i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë më 15 mars të vitit të kaluar. I njohur si “Pole Qorri”, Plaku kishte lidhje me trafikun e drogës dhe u kap me dy armë zjarri. Krimi dyshohet për motive hakmarrjeje ndërmjet bandave kriminale. Në operacion u ndaluan edhe 7 persona të tjerë.
Posted inKryesore


