Në malet e Skërficës, Bashkia Delvinë është raportuar një vatër zjarri aktive që rrezikon Zonën e Mbrojtur të Piksit. Për shkak të terrenit të thepisur, ndërhyrja me mjete tokësore ka qenë e pamundur, ndërsa nesër do dërgohen 10 zjarrfikës nga Gjirokastra dhe kërkohet ndihmë ushtarake. Nevojitet ndërhyrje emergjente ajrore për të shmangur dëmtime të mëdha.
Posted inKryesore


