Julian Balla, në kërkim nga SPAK për trafikun e 17 tonëve kokainë, është pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj dhe një vile luksoze në Dhërmi, pasuri të cilat janë sekuestruar. Ai është president i ekipit të futbollit “Erzeni” dhe i lidhur me investime të mëdha. SPAK ka marrë 16 masa sigurie ndaj të përfshirëve në këtë rrjet.
Posted inKryesore


