Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive kryesisht në qarqet Vlorë, Lezhë, Dibër, Berat dhe Shkodër. Në Vlorë janë evakuuar familje në Finiq, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ushtria vazhdojnë punën edhe me mbështetje ajrore. Në Shkodër operojnë 760 forca dhe 66 automjete zjarrfikëse, me ndihmën e avionëve Canadair.
Posted inKryesore


