Policia e Elbasanit zhvilloi operacionin “The Script 2” kundër subjekteve të këmbimit të valutave që nuk deklaronin të ardhurat. U referuan në Prokurori administratorët R. K., B. L. dhe A. N., për veprime penale. Si provë u sekuestruan rreth 6,152,430 lekë në valuta të ndryshme. Procedurat vazhdojnë pranë Gjykatës së Elbasanit.
Posted inKryesore


