Në Delvinë, zjarri afër spitalit ka shkaktuar panik, me flakët që rrethojnë lagjet e qytetit dhe njerëzit që vrapojnë të trembur. Për të evituar shpërthime, është nisur largimi i bombolave të oksigjenit nga spitali. Katër zjarrfikëse po punojnë pa pushim, por kërkohet ndërhyrje ajrore sepse zjarri po i afrohet puseve të naftës, duke rrezikuar një katastrofë të madhe.
Posted inKryesore


