Policia arrestoi dy persona në Fier dhe Lushnjë për ndezje të qëllimshme zjarresh. Në Fier, 61-vjeçari Sh.B. dogji toke dhe bimësi të mbrojtur në parkun kombëtar, duke dëmtuar 300 pemë ulliri. Në Lushnjë, 58-vjeçari A.K. ndezi zjarr në tokën e tij dhe pengoi zjarrfikësit gjatë shuarjes. Ata akuzohen për shkatërrim prone dhe pengim të punonjësve.
Posted inKryesore


