Super ndeshja hapëse e Superiores përfundoi me fitore 2-0 të Vllaznisë ndaj Egnatias, në një ndeshje me polemika dhe tension. Golat e Gurishtës e Bajramit vendosën sfidën, ndërsa Balaj humbi një penallti. U përjashtuan tekniku i Vllaznisë, Martini, dhe mesfushori i Egnatias, Uotlai. Vllaznia mori tri pikët e para, duke nisur kampionatin me fitore ndaj kampionëve në fuqi.
Posted inSport


