Kukësi është përfshirë nga moti i keq me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu, të cilat kanë zgjatur rreth tre orë dhe kanë përfshirë të gjithë zonën veriore. Reshjet kanë ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në Fushë Arrëz, por shkaktuan edhe rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa rrugë, pa bllokime deri më tani. Autoritetet po ndërhyjnë në terren.
Posted inKryesore


