Dy ditë pas dështimit në dy votime për zgjedhjen e kryeparlamentarit, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për votim të hapur, siç kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun e më pas Donika Gërvallën, por asnjëra nuk mori shumicën prej 61 votash. Kushtetuesja kërkon përmbylljen e konstituimit brenda 30 ditësh.
Posted inKryesore


