Gjykatësi Erion Çela vendosi të lërë Ilir Metën në burg, duke rrëzuar kërkesën e tij për lirimin, me argumentin se si kryetar i Partisë së Lirisë ai mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të prishë prova. Meta u bë i pandehur më 27 maj dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me dosjen e lobimit të LSI dhe aferën CEZ-DIA.
Posted inKryesore


