Massimo D’Alema, ish-kryeministri italian dhe lobist ndërkombëtar, ka hapur në janar 2024 një studio konsulence në Tiranë, “A&I Albania”, me fitim të vet deklaruar prej vetëm 10 mijë euro në vit, më pak se një emigrant shqiptar me punë të thjeshtë. Ndërkohë, spekulime lidhin emrin e tij me interesat në sektorin e ndërtimit në bregdetin e Himarës, por kjo mohohet nga përfaqësuesja e tij. D’Alema konsiderohet mik “pro-bono” i kryeministrit Edi Rama, ndonëse ish-zyrtari Arben Ahmetaj pretendohet se ai lobon për kompani kriptovalutash në Shqipëri.
Posted inKryesore


