Ministria e Mbrojtjes njofton se më 23 gusht 2025 janë evidentuar 10 vatra zjarri në vend, prej të cilave 9 janë shuar, ndërsa 1 mbetet aktive në Parkun Natyror Gërmenj, Kolonjë. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke izoluar plotësisht zjarret në vendbanime të ndryshme dhe vijojnë monitorimin e situatës.
Posted inKryesore


