Pronari i hotelit në Borsh, Emanuel Shkëmbi, është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse, nënë e bijë. Babai i tij, A.Sh, është vënë nën hetim për dhunë ndaj një shtetaseje tjetër, ndërsa P.B akuzohet për fshehje të armës. Policia sekuestruar pistoletën, krehërin dhe fishekët. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës.
Posted inKryesore


