Në 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti 21.940, me rritje 2,2% nga 2023. Italia dhe India kanë numrin më të madh të aplikimeve (28,8%). Europa drejton me 65,5%, por Azia, Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje të konsiderueshme. 54,3% e lejeve janë për punësim. Të huajt nga Kosova dhe Italia dominojnë. Rastet e të huajve të parregullt ranë ndjeshëm.
Posted inKryesore


