Në 2024, për herë të parë në Shqipëri një grup profesionesh ka pagë mesatare mbi 200 mijë lekë, konkretisht “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” me 207 mijë lekë. Rritje pagash kanë patur edhe specialistët e IT-së, prodhimit, arsimit dhe shëndetësisë. Megjithatë, paga mesatare prej 77.4 mijë lekë mbetet rreth 30% më e ulët se në vendet e rajonit.
Posted inKryesore


