Drejtori i policisë së Durrësit, Vilson Bala, njoftoi arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë në Shkozet në kuadër të operacionit “The next Gun”. Të ndaluarit, Erald (Aldi Mustafa) dhe Arbi Haxhiu, u kapën me armë zjarri. Mustafa kishte kaluar një atentat me tritol në 2023 dhe ishte në kërkim për shpërthimin e një banese në Durrës.
Posted inKryesore


