Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive sot dhe nesër në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ndërsa në Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër priten reshje mesatare deri intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet e male. Rreziku për zjarre në pyje është i ulët.
Posted inKryesore


