Kid Kazazi, 30 vjeç nga Kavaja dhe i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, u arrestua në Tiranë, në “Komunën e Parisit”. Ai qëlloi me armë më 30 maj 2025 ndaj një makinës me 3 persona, plagosi një prej tyre dhe përdori dokumente false. Bashkë me të u arrestua Ferhat Kaja, që e ndihmoi të fshihej dhe u gjet me municion luftarak.
Posted inKryesore


