Një stuhi e fuqishme ka goditur Shqipërinë, duke shkaktuar erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. Në Tiranë janë rrëzuar pemë pranë “Stadiumit Dinamo”, në Durrës reshjet kanë paralizuar trafikun, ndërsa në Vlorë është ndaluar lundrimi për mjete të vogla detare. Trafiku ajror në Aeroportin “Nënë Tereza” po përballet me vështirësi, me 7 avionë që u ulën njëri pas tjetrit. Autoritetet paralajmërojnë kujdes dhe shmangie të lëvizjeve.
Posted inKryesore


