Është arrestuar në Budapest Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë. I dënuar nga Apeli Tiranë më 21 shkurt 2024 me 5 vite burg, i kanë mbetur 2 vite e 11 muaj. Në 2013 sulmoi rojën e një pusi nafte, duke grabitur naftë, automjet, armë dhe dokumente. Interpol Tirana dhe Policia hungareze po finalizojnë ekstradimin.
Posted inKryesore


