GJKKO caktoi arrest me burg për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre. Ai dyshohet se kërkoi 1 mijë euro ryshfet nga një biznesmen për mosheqjen e tendës së lokalit. Zhilla u vetëdorëzua në polici, ndërsa hetimet zbuluan edhe skemën korruptive dhe sekuestruan para të tjera të dyshuara si ryshfet.
Posted inKryesore


