Në Kamëz, u arrestuan dy të rinj, 18 dhe 26 vjeç, të kapur me një çantë që përmbante rreth 675 gramë kanabis, të dyshuar për transport e shitje në Tiranë. Operacioni policor “The bag” u zhvillua nga Komisariati Nr.5 dhe Seksioni i Narkotikëve. Materialet iu dorëzuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


