Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti. Lajmin e dha vajza e tij, Juna Anagnosti, duke treguar se pas një sëmundjeje të gjatë ai i është bindur ligjit të jetës. Anagnosti njihet si një prej mjeshtrave më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, me filma si “Lulëkuqet mbi mure” dhe “Përrallë nga e kaluara”.
Posted inKryesore


