Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njofton përfundimin e verifikimit të Denar Bibës, i cili u tërhoq nga gara për kreun e Gjykatës Kushtetuese. Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant janë Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Naureda Llagami. Procesi vijon me vlerësimin dhe renditjen e tyre.
Posted inKryesore


