Policia e Shkodrës njofton se mbrëmjen e së enjtës u vra me armë zjarri Kristian Kola, 34 vjeç, përpara një lokali pranë kinema “Republika”. Autorët, dy persona me motor të zi dhe skafandra, qëlluan në lagjen “Vasil Shanto”. Policia po kryen kontrolle dhe hetime intensive për kapjen e tyre.
Posted inKryesore


