Një punonjës pyjoreje në Vaund të Dejës, Zef Lazri, 62 vjeç, është arrestuar në kuadër të operacionit “Koordinata” për kultivim të 98 bimëve narkotike në parcelë publike. Ai u filmua i maskuar duke u kujdesur për kanabisin, ndërsa bimët u asgjësuan me djegie. Materialet iu dorëzuan Prokurorisë së Shkodrës.
Posted inKryesore


