Janë publikuar pamjet e arrestimit të Vilson Pepës, 40-vjeçarit të kapur në Republikën Dominikane, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge. Ai akuzohet për trafikun e 28 ton kokainë në Europë, përfshirë një ngarkesë 11 tonësh të dërguar nga Paraguaji në Belgjikë, ku u sekuestruan 600 kg kokainë. Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo me pasaportë shqiptare dhe dokumente italiane.
Posted inKryesore


