Një sasi specash të kuq nga Shqipëria është tërhequr urgjentisht nga tregu në Slloveni për shkak të niveleve të larta të pesticideve si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Produkti ishte importuar nga 24 gusht deri më 4 shtator. Konsumatorët këshillohen të kthejnë ose heqin specat dhe të kontaktojnë mjekun në rast problemeve. Ndërkaq, Kroacia ka bllokuar pjeshkë shqiptare për prani nikelit, duke nisur hetime.
Posted inKryesore


