Policia arrestoi një 18-vjeçar në Tiranë, i cili duke drejtuar pa leje, përplasi një skuter me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç. Të dy fëmijët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Kundër të riut është nisur procedimi penal për drejtim pa leje dhe shkaktim aksidenti me pasoja te të miturit.
Posted inKryesore


