Presidenti serb Aleksandar Vuçiç justifikon blerjet e armëve si nevojë për mbrojtje nga “kërcënimet nga fqinjët”. Serbia bashkëpunon intensivisht me Kinën për armatim, duke shpenzuar më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me 2.2 miliardë dollarë në 2024, ose 2.6% të BPV-së. Vuçiq e sheh rajonin si të armatosur dhe Serbia synon të mos mbetet pas, pavarësisht se s’ka aspirata për NATO. Në prill firmosi bashkëpunim ushtarak edhe me Hungarinë.
Posted inKryesore


