Nuredin Dumani, bashkëpunëtor kyç i SPAK në 11 dosje për krim të organizuar, pësoi gjendje të fikti duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij. Ai u transportua urgjent në spitalin “Nënë Tereza” për trajtim dhe skanime, me dyshime për helmim nga ushqimi. Gjendja e tij u stabilizua, por do të qëndrojë në reanimacion për analiza të mëtejshme mjekësore.
Posted inKryesore


