Enea Zeqiri, 33 vjeç nga Durrësi, u arrestua për mbajtje me forcë në banesë dhe dhunë psikologjike ndaj një 15-vjeçareje. Në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion, të cilat u sekuestruan. Rasti i kaloi Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
Posted inKryesore


