Një 58-vjeçar nga Rëmbeci i Maliqit, Jorgo Ajredini, humbi jetën në QSUT pas 15 ditësh në gjendje kome nga plagë në kokë. Fillimisht ngjarja u trajtua si aksidentale, por familjarët dyshojnë për vrasje, duke treguar plagë të shumta dhe dëshmi që përjashtojnë goditjen nga kali. Policia ka nisur hetimet dhe po pret raportin mjeko-ligjor.
Posted inKryesore


